Flash News

Bota

Nën akuzë për spiunazh, Britania vendos ekstradimin e themeluesit të Wikileaks në SHBA

Nën akuzë për spiunazh, Britania vendos ekstradimin e themeluesit

Gjykata ka miratuar zyrtarisht ekstradimin e Julian Assange në SHBA për akuzat e spiunazhit.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, i cili ka të drejtën e apelit, u shfaq në një lidhje me video gjatë seancës gjyqësore të magjistraturës në Westminster. Gjykata supreme refuzoi muajin e kaluar apelimin e Assange kundër ekstradimit, raporton The Guardian.

Gjykata vendosi që ai të ekstradohej pas garancive nga autoritetet e SHBA-së lidhur me kushtet e burgimit atje.

Assange, përballet me akuzat për spiunazh dhe publikimin e dokumenteve sekrete ushtarake, gjatë luftërave në Afganistan dhe Irak, dhe kërkesa për ekstradim vjen nga SHBA.

Të fundit