Flash News

Bota

Nën hetim për korrupsion, kryeministri i Portugalisë jep dorëheqjen

Nën hetim për korrupsion, kryeministri i Portugalisë jep

Kryeministri socialist portugez Antonio Costa ka dhënë dorëheqjen, pasi u njoftua se po hetohej për korrupsion lidhur me koncesionet e minierave dhe energjisë, raporton Euractiv.

Hetimi ndaj tij ka nisur që nga nëntori i 2015-ës.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit kanë pasur dijeni për emrin dhe autoritetin e kryeministrit dhe ndërhyrjen e tij për zhbllokimin e procedurave. Referenca të tilla do të analizohen në mënyrë të pavarur në kuadër të një hetimi të hapur në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, pasi ajo është forumi kompetent”, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm. 

Costa tha se presidenti Marcelo Rebelo de Sousa kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Dua t'i them, sy më sy, popullit portugez se nuk jam fajtor për ndonjë keqbërje apo edhe për ndonjë akt të dënueshëm. Si gjithmonë, kam besim të plotë te drejtësia dhe mënyra se si funksionon ajo. Sistemit të drejtësisë që i kam shërbyer gjatë gjithë jetës sime dhe pavarësinë e të cilit e kam mbrojtur gjithmonë”, tha Costa në një fjalim për shtypin.

Megjithatë, kuptoj se dinjiteti i rolit të kryeministrit nuk përputhet me asnjë dyshim për integritetin apo sjelljen e tij të mirë dhe aq më pak me dyshimin se ai ka kryer ndonjë vepër penale. Ndaj në këto rrethana padyshim që i kam dorëzuar presidentit të republikës dorëheqjen”.

Costa është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Charles Michel si president i Këshillit Evropian pas zgjedhjeve evropiane të qershorit të ardhshëm. Posti zakonisht i jepet një kryeministri në detyrë nga një prej 27 shteteve anëtare.

Dorëheqja e Costës mund ta zhysë Portugalinë në pasiguri politike: Presidenti Rebelo de Sousa duhet të vendosë nëse ai do t'i lejojë socialistët e Kostës të formojnë një kabinet të ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme. 

Të fundit