Flash News

Bota

Nëna 25-vjeçare sjell në jetë 9 fëmijë, ekoja nuk i "njohu"

Nëna 25-vjeçare sjell në jetë 9 fëmijë, ekoja

E pazakontë është lindja e 9 fëmijëve binjakë nga një nënë në Mali. Mediat e huaja bëjnë me dije se 25 vjeçarja Halima Cisse ka sjellë në jetë pesë vajza dhe katër djem.

“Të sapolindurit dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha në një deklaratë ministri i shëndetit i Mali, Fanta Siby, duke shtuar se ata do të kthehen në shtëpi brenda disa javësh.

Bëhet me dije se mjekët në mars 25-vjeçares i kishin thënë se ishte shtatëzënë me 7 fëmijë, teksa eko nuk kishte arritur të zbulonte dy të tjerët.

Të tilla raste janë shumë të rralla.

 

Nëna 25-vjeçare sjell në jetë 9 fëmijë, ekoja

 

Të fundit