Flash News

Bota

Nesër nënshkruhet në Turqi marrëveshja e grurit mes Rusisë dhe Ukrainës

Nesër nënshkruhet në Turqi marrëveshja e grurit mes

Turqia thotë se është arritur një marrëveshje me Rusinë për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Ajo do të nënshkruhet të premten në Stamboll nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, shkruan BBC.

"U arrit një marrëveshje për kushtet e përgjithshme për një plan për të lejuar largimin nga portet ukrainase të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore. Delegacionet do të takohen sërish javën e ardhshme për nënshkrime", është shprehur ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes që do të lejojë kalimin e 35 milionë tonë grurë ukrainas përmes Detit të Zi.

Pushtimi bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë janë ngecur në kapanone në Odesa.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së përshëndeti marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, por tha se po fokusohej në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatimin e saj.

Marrëveshja synon gjithashtu të lehtësojë eksportet ruse të grurit dhe plehrave përmes Detit të Zi.

 

 

 

Të fundit