Flash News

Bota

Nesër raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, a do të tërhiqet Vladimir Putin?

Nesër raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, a do të

Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen sërish nesër për të vijuar negociatat për zgjidhjen e krizës mes dy vendeve, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Sipas agjencisë së lajmeve, Rusia i kërkoi Ukrainës të angazhohej për të dokumentuar statusin e saj jashtë bllokut në nivel parlamentar dhe për të organizuar një referendum për këtë çështje.

Pala ruse kërkoi nga Ukraina të njohë Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut në kufijtë administrativë të rajoneve përkatëse dhe të heqë dorë nga kërkesa që Krimea t'i kthehet Ukrainës.

Ndërsa Ukraina kërkoi një armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse nga territori i saj.

Bisedimet e para u mbajtën dje dhe zgjatën rreth 5 orë. Delegacioni rus udhëhiqej nga ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i cili tha më herët se delegacioni ishte i gatshëm të fliste me palën ukrainase për aq kohë sa mund të duhej për të arritur marrëveshje.

Të fundit