Flash News

Bota

Netanyahu falenderon aleatët, Shqipëria renditet e dyta pas ShBA-së

Netanyahu falenderon aleatët, Shqipëria renditet e dyta pas

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka falenderuar vendet që e mbështetën shtetin që ai drejton për konfliktin e dhunshëm me organizatën e shpallur terroriste të Palestinës, Hamas.

"Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste." shkruan shkurtimisht në rrjetin social Twitter kryeministri izraelit.

Mes vendeve që falenderon Netanyahu është dhe Shqipëria dhe e veçanta është se kryeministri izraelit e ka vendosur flamurin kuqezi të dytin pas atij amerikan.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli ishte "ende në mes të këtij operacioni, ai ende nuk ka mbaruar dhe ky operacion do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme". Deri tani raportohet për 148 persona të vrarë.

 

Të fundit