Flash News

Bota

Netanyahu përgënjeshtron lajmet për vdekjen e tij: Jam i vdekur… për kafe

Netanyahu përgënjeshtron lajmet për vdekjen e tij: Jam i

Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetin social X, pas përhapjes së teorive konspirative në mediat sociale që pretendonin se ai ishte vrarë në një sulm iranian.

Në videon e publikuar, Netanyahu ironizoi lajmet e rreme duke thënë se është “i vdekur… për kafenë”, ndërsa shtoi se e do kombin e tij dhe mënyrën se si reagojnë qytetarët.

Për të hedhur poshtë edhe pretendimet se konferenca e tij e fundit për shtyp ishte krijuar me inteligjencë artificiale, kryeministri izraelit ngriti të dyja duart për të treguar se ka të dhjetë gishtat, duke iu referuar zërave që qarkullonin online.

Të fundit