Flash News

Bota

New York Times: A po përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftë në Ballkan?

New York Times: A po përdor Kremlini Serbinë për të nxitur

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është quajtur jo pak herë “Putini i vogël” dhe ky epitet e ka lodhur, shkruan New York Times, ndërsa vë theksin te pikëpyetjet që janë ngritur se Kremlini mund të shkaktojë trazira në Ballkan përmes Beogradit.

New York Times ngre pyetjen nëse po e shfrytëzon Rusia, e zhytur në një luftë brutale në Ukrainë, Serbinë për të nxitur përçarje në Evropë dhe të ndezë një konflikt të ripërtërirë në ish-Jugosllavi për të larguar NATO-n nga beteja e ndezur në lindje.

Kjo frikë nisi pas vendimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit.

“Trazirat në Kosovë dhe tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinën të shkaktuara nga Milorad Dodik, lideri i mbështetur nga Moska, dhe nacionalistët kroatë të vijës së ashpër kanë dërguar një paralajmërim se Rusia po përpiqet të nxisë tensionet, në heshtje, luftërat e viteve 1990”, thuhet në shkrim.

Me tej sillet në vëmendje se si Putini ka përmendur vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në mbështetje të ndaljes së vrasjeve në Kosovë nga Serbia në vitin 1999 si një justifikim për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, për të cilin ai pretendon se është për të mbrojtur rusët etnikë në Donetsk dhe Luhansk.

Shumica e vendeve perëndimore e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndryshe nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende evropiane.

 

Të fundit