Flash News

Bota

Nga shkrirja e akullnajave te thatësira, kriza klimatike shpaloset në Itali

Nga shkrirja e akullnajave te thatësira, kriza klimatike shpaloset në

Kanë qenë disa javë të vështira për klimën në Itali. Temperaturat e larta janë pjesë e problemit, por qartë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e stinëve.

Vdekja e fundit e 11 personave pasi një akullnajë u shemb në një shteg popullor ecjeje në malin Marmolada nuk ishte thjesht një aksident.

Me temperaturat që janë rritur me rreth 2 gradë Celcius, dyfishi i mesatares globale, jo vetëm që akulli është shkrirë më shpejt në vitet e fundit, por ekspertët mendojnë se këto raste mund të rriten.

Shkencëtarët italianë kanë paralajmëruar se akullnaja Marmolada nuk do të ekzistojë më në 25 deri në 30 vitet e ardhshme pasi akullnajat në Alpe do të shkrijnë.

Nuk është as shembulli i parë dhe as i fundit i asaj që po shpaloset para syve tanë prej shumë kohësh. Në vitin 2019, gjërat tashmë dukeshin shumë keq.

Lumi Po, më i madh i Italisë nuk ka më pamjen e dikurshme. Tani ekziston një shkretëtirë, aty kur dikur kalonte rrjesha e lumit.

Një ekspert më tha se kjo ka ndodhur në vetëm gjashtë muaj, por fenomeni nuk është i ri. Ka pasur disa herë kriza ujore gjatë 20 viteve të fundit, por thatësira aktuale është më e keqja që është regjistruar ndonjëherë në 70 vitet e fundit.

Së bashku me efektet kumulative të së shkuarës, reshjet janë përgjysmuar që nga fillimi i vitit dhe me më pak borë se zakonisht, liqenet nuk janë në të njëjtin nivel.

Prodhimi bujqësor ka qenë i pari që ka ndjerë ndikimin, por edhe 700 mijë banorë të zonës e përdorin ujin për përdorim shtëpiak. Dhe rrjedha në rritje e ujit të detit në lumin Po e bën vaditjen pothuajse të pamundur.

Autoritetet kanë këshilluar qeverinë për të përdorur para nga fondi i rimëkëmbjes së BE-së për t'u marrë me thatësirën. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur tashmë në disa rajone, por ka shumë më tepër që mund të bëhet.

Burimi: Euronews

 

Të fundit