Flash News

Bota

Nga sot hyn në fuqi “Super Green Pass” në Itali, kufizon shërbimet për të pavaksinuarit

Nga sot hyn në fuqi “Super Green Pass” në Itali, kufizon
Foto Ilustruese

Duke filluar nga sot, në Itali hyn në përdorim “super green pass”. Certifikata synon që të nxitë vaksinimin duke iu kufizuar personave të pavaksinuar, kufizim të shërbimeve.

Sipas medieve të huaja, “super green pass” mund të përdoret nga të gjithë shtetasit të cilët janë shëruar nga Covid-19 dhe jo që kanë një test negativ. Certifikata do të jetë e nevojshme për t’u përdorur në evente sportive, teatro, koncerte, restorante dhe disa shërbime të tjera.

“Super green pass” është i nevojshëm edhe në vendet e punës dhe në transportin publik, si edhe për herë të parë do të duhet për të hyrë edhe në hotele.

Masat, për të cilat kryeministri Mario Draghi thotë se janë të nevojshme për të "ruajtur normalitetin", do të jenë në fuqi të paktën deri më 15 janar, me mundësinë që ato të shtrihen më tej në vitin 2022.

Në shumicën e rasteve, rregullat duhet të shtrëngohen nëse një rajon shpallet një zonë "portokalli" me rrezik më të lartë. Në këtë situatë, shumë ambiente dhe biznese që do të ishin mbyllur më parë nën kufizimet e zonës portokalli mund të mbeten të hapura, por do të kërkojnë lejen e gjelbër 'super'.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Itali tashmë duhet të vaksinohen sipas një ligji të miratuar në prill, por nga 15 dhjetori detyrimi do të shtrihet në stafin e shkollave, policinë dhe ushtrinë.

 

Të fundit