Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga të shtënat me armë te plagosja me thikë/ Historia e sulmeve vdekjeprurëse në shkolla
Në Graz të Austrisë u vranë në një shkollë të paktën 10 persona. Sulmuesi në fund vrau veten. Tragjedia ka tronditur jo vetëm Austrinë por edhe më gjërë. Ishte ky incidenti më i rëndë me armë në dekadat e fundit në Austri.
Sipas transmetuesit publik ORF, ka pasur katër incidente me armë zjarri në shkollat austriake që nga viti 1993. Por deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka pasur më shumë se një viktimë - pa llogaritur autorin e krimit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur në pjesë të tjera të Evropës në dekadat e fundit - që ka çuar edhe në ndryshime në legjislacion.
Të shtënat më vdekjeprurëse në shkolla në Evropë
Kur një person i armatosur vrau 16 fëmijë të moshës midis pesë dhe gjashtë vjeç në qytetin skocez të Dunblane në vitin 1996, qeveria britanike ndaloi shpejt pronësinë private të armëve.
Pas të shtënave masive në vitet 2000, Gjermania rriti kufirin e moshës për pronësinë e armëve dhe futi kontrolle të kohëpaskohshme për të siguruar që pronarët e armëve zbatonin ligjet për armët.
Në vitin 2002, studenti 19-vjeçar i përjashtuar Robert Steinhauser hapi zjarr në një shkollë në Erfurt, duke vrarë 12 mësues, dy studentë, një sekretare dhe një police përpara se të kryente vetëvrasje.
Shtatë vjet më vonë, në qytetin jugorgjermanWinnenden, një 17-vjeçar vrau 15 nxënës, mësues dhe kalimtarë në shkollë dhe rreth saj. Ai u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.
Në Serbi, një djalë 13-vjeçar vrau tetë shokë klase dhe një roje në shkollën fillore Vladislav Ribnikar më 3 maj 2023. I dyshuari u arrestua pak më vonë.
Në dhjetor të të njëjtit vit, një student 24-vjeçar vrau 14 persona në një universitet në Pragë duke përdorur një armë që e zotëronte ligjërisht. Personi i armatosur u vra në vendngjarje, me shumë mundësi nga plumbi i tij. Sipas një raporti të AP, Republika Çeke është në proces të shtrëngimit të ligjeve për armët.
Shumë më pak të shtëna në shkolla sesa në SHBA
Masakrat në shkolla dhe institucione arsimore në Evropë janë ende të rralla krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta krahasuese posaçërisht për shkollat, hulumtimi nga Instituti Rockefeller për Administratën Publike tregon se Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur ndjeshëm më shumë nga "të shtëna masive publike" sesa vendet me nivele të ngjashme të zhvillimit ekonomik.
Incidente të tilla, sipas institutit me seli në Nju Jork, përfshijnë "të paktën disa viktima", duke përjashtuar rastet e dhunës shtetërore ose terrorizmit të organizuar.
Sipas të dhënave të tyre, pati 109 incidente të tilla në SHBA midis viteve 2000 dhe 2022. Në Francë ka pasur gjashtë sulme, në Gjermani pesë, tre në Finlandë dhe nga dy në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Itali, Holandë dheZvicërgjatë të njëjtës periudhë.
"Hulumtimi sugjeron se numri më i lartë i të shtënave në Amerikë është pjesërisht i lidhur me ligjet më pak kufizuese për armët dhe një numër më të lartë të armëve në pronësi të civilëve, krahasuar me shumë vende të tjera", shkroi kriminologu Jason R. Silva në një blog kërkimor për institutin vitin e kaluar.
Në BE, Brukseli vendos rregulloret bazë mbi pronësinë dhe përdorimin e armëve për të gjitha 27 shtetet anëtare. Qeveritë kombëtare mund t'i shtrëngojnë ato më tej.
Shifrat dallojnë në Evropë, por numri i armëve në pronësi civile është mesatarisht shumë më i ulët se nëSHBA. Sipas Anketës së Armëve të Vogla, në vitin 2017 në Shtetet e Bashkuara kishte rreth 120.5 armë zjarri për 100 banorë.
Në Angli dhe Uells, shifra ishte 4.6, ndërsa në Francë dhe Gjermani ishte 19.6. Vlerësimi për Austrinë ishte 30 në 100 persona kanë armë, ndërsa Serbia kishte shkallën më të lartë në Evropë - me 39.1.
Sulme vdekjeprurëse me thikë
Ndërsa të shtënat me armë janë relativisht të rralla në Evropë, sulmet me thikë në shkolla janë më të zakonshme sesa në SHBA. Në Francë ka pasur një valë sulmesh me thikë në shkolla vitet e fundit, përfshirë edhe të fundit të martën, më 10 maj 2025, në një qytet në verilindje të vendit: një nxënës 14-vjeçar goditi me thikë për vdekje një mësuese 31-vjeçar, që po kontrollonte çantat e shkollës në hyrje të shkollës atë ditë. Kontrollet u futën për të parandaluar fëmijët të sillnin thika në shkollë.
Në tetor 2023, një burrë që po monitorohej për radikalizim të dyshuar islamist, goditi me thikë për vdekje një mësues dhe plagosi tre të tjerë në një shkollë që kishte ndjekur më parë, në qytetin verior francez të Arras.
Në një rast që tronditi Francën në vitin 2020, një 18-vjeçar i preu kokën mësuesit Samuel Paty jashtë një shkolle pranë Parisit.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një 17-vjeçar goditi me thikë tre vajza, të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç, në një orë vallëzimi në Southport në korrik të vitit të kaluar.
Në Zagreb, më 20 dhjetor të vitit të kaluar, një sulmues19-vjeçar goditi për vdekje një shtatëvjeçar dhe plagosi disa të tjerë në shkollën fillore Preçko. Në janar të këtij viti, një nxënës dhe një mësues u goditën për vdekje me thikë në një shkollë të mesme në Sllovaki. Në Gjermani, prokurorët kanë akuzuar një 17-vjeçar për katër tentativa vrasjeje pas një sulmi me thikë në shkurt në një shkollë të mesme në qytetin e Wuppertalit./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38