Flash News

Bota

“Ngrijnë” 7 miliardë dollarë asete të lidhura me Roman Abramovich

“Ngrijnë” 7 miliardë dollarë asete të lidhura me

Pasuritë e lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich janë ‘ngrirë’ në ishullin Channel të Jersey.

Vlera e tyre vlerësohet të jetë më shumë se 7 miliardë dollarë (6.4 miliardë euro).

Departamenti i Zyrave Ligjore të Xhersit, një vartësi vetëqeverisëse e kurorës britanike, tha të mërkurën se asetet që synoheshin ishin ose të vendosura në Jersey, ose në pronësi të entiteteve të inkorporuara në Jersey.

U tha gjithashtu se policia ekzekutoi një urdhër kontrolli të martën në një adresë që dyshohet se ka lidhje me aktivitetet e biznesit të Abramovich, nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Abramovich, ish-pronari i Chelsea FC, është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe BE për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Të fundit