Flash News

Bota

Ngrijnë bisedimet me SHBA-në, ministri Iranian largohet para mbërritjes së delegacionit amerikan

Ngrijnë bisedimet me SHBA-në, ministri Iranian largohet para

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Pakistani përpara mbërritjes së delegacionit amerikan, sipas konfirmimeve të publikuara të shtunën nga disa media iraniane.

Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të shtuara diplomatike, pas deklaratës së mëparshme të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili bëri të ditur se dy delegacionet nuk do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Islamabad.

Delegacioni amerikan pritet të mbërrijë gjatë mbrëmjes. Teherani ka refuzuar të ulet në bisedime me Uashingtonin derisa të hiqet bllokada në Ngushticën e Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike të transportit global të naftës dhe çdo tension në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Të fundit