Flash News

Bota

Nikki Haley tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA

Nikki Haley tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA

Nikki Haley është tërhequr nga gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë votimeve në atë që quhet “Super e Marta”, Trump doli me fitore të qartë tek republikanët në, ndërsa Haley, ish ambasadore e SHBA në OKB, dhe ish-guvernatorja e Karolinës, edhe pse u përpoq të luftonte deri në fund, u dorëzua përpara shifrave.

Haley refuzoi të fliste edhe para shtypit dhe nuk planifikoi takime.

Ish-presidenti Trump vazhdon dominimin e tij në garën e nominimit të republikanëve, pavarësisht se humbi një shtet, Vermontin, nga Haley.

Megjithëse 15 shtetet që votuan të martën nuk kishin mjaft delegatë që Trump të siguronte zyrtarisht nominimin e partisë për zgjedhjet e treta presidenciale radhazi, ai u afrua shumë më afër dhe tregoi se dera për Haley ishte e mbyllur.

Të fundit