Flash News

Bota

Nis kundërofensiva, zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Nis kundërofensiva, zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Ukraina ka nisur një kundërofensivë kundër trupave ruse në rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të evakuohen nga të dyja zonat.

Të paktën 15 trupa janë gjetur në rrënojat pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Chasiv Yar në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Zyrtarët e Ukrainës kanë shprehur "zhgënjim të thellë" për vendimin e Kanadasë për të kthyer turbinën Nord Steam 1 në Gjermani. Ministritë e Jashtme dhe të Energjisë ukrainase kritikuan kthimin e turbinës si "përkulje të regjimit të sanksioneve ndaj tekave të Rusisë".

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për grupin e fundit të ndihmës humanitare të shpallur të shtunën. Ndihma përfshin katër sisteme raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe municione shtesë, municione artilerie dhe shkatërrimi.

Serhiy Khlan, një anëtar i këshillit rajonal të Khersonit, tha të dielën Ukraina kishte bërë "një goditje të saktë" në një njësi ushtarake armike në rrugën Pestelia në qytetin Kherson. Ai i tha televizionit ukrainas: “Falë armëve moderne perëndimore, mbrojtja ajrore ruse nuk mund të përgjojë artilerinë [zjarrin]”.

Shumica e rajonit në Ukrainën lindore tani është e pushtuar nga forcat ruse dhe 300,000 njerëz nga zona janë zhvendosur brenda vendit, tha të shtunën kreu ukrainas i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhiy Hayday.

Burimi: CNN

Të fundit