Flash News

Bota

Nis pushtimi? Putin urdhëron trupat ruse të hyjnë në Ukrainën lindore

Nis pushtimi? Putin urdhëron trupat ruse të hyjnë në

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat të "ruajnë paqen" në rajonet separatiste të Ukrainës lindore, disa orë pasi Kremlini njohu pavarësinë e kësaj zone.

Kjo ngriti frikën se një pushtim ishte i pashmangshëm, ose që sapo ka nisur. Njoftimi i Kremlinit erdhi vetëm disa orë pasi Putini, në një diskurs të rrëmujshëm, përkulës faktesh mbi historinë evropiane, njohu pavarësinë e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut në pjesët e kontrolluara nga separatistët e Ukrainës lindore, ndërsa liderët perëndimorë e konsiderojnë një veprim të tillë si një shkelje të padrejtë të rendit botëror.

Duke nënvizuar urgjencën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim të rrallë urgjent gjatë natës me kërkesë të Ukrainës, SHBA-së dhe vendeve të tjera. Nënsekretarja e Përgjithshme Rosemary DiCarlo hapi seancën me një paralajmërim se “rreziku i konfliktit të madh është real dhe duhet të parandalohet me çdo kusht”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u përpoq të krijonte qetësi, duke i thënë vendit: “Ne nuk kemi frikë nga askush dhe asgjë. Nuk i kemi borxh askujt asgjë. Dhe ne nuk do t'i japim asgjë askujt."

Të fundit