Flash News

Bota

Nisin bisedimet mes kryediplomatëve të Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

Nisin bisedimet mes kryediplomatëve të Rusisë dhe Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba kanë nisur bisedimet, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë.

"Takimi ka filluar," u tha gazetarëve Maria Zakharova.

Diskutimi u ndërmjetësua nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës po mbajnë bisedime ballë për ballë në Turqi.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy palëve që kur Moska filloi pushtimin e saj më 24 shkurt. Bisedimet vijnë teksa sulmet ndaj civilëve janë rritur.

Së fundmi, Rusia ka bombarduar spitale fëmijësh dhe maternitete, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Të fundit