Flash News

Bota

Nisin sulmet me raketa mes Izraelit dhe Palestinës/ Humbin jetën 9 fëmijë dhe plagosen qindra persona të tjerë

Nisin sulmet me raketa mes Izraelit dhe Palestinës/ Humbin jetën 9
Foto ilustruese

Nëntë fëmijë humbën jetën dhe më shumë se 700 palestinezë u plagosën nga përplasjet me policinë izraelite. Izraeli ka nisur sulmet ajrore në shënjestër të militantëve të Hamasit, pasi grupi, i cili sundon rripin e Gazës, lëshoi ​​më shumë se 200 raketa në këtë shtet.

Ky sulm ushtarak përfshinte një breshëri me gjashtë raketa që synonin Jeruzalemin. Luftimet vijnë pas përplasjeve dhe tenisoneve të cilat vazhdojnë prej disa ditësh në kompleksin e xhamisë al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i islamit.

Numri i viktimave nga sulmet me raketa ka shkuar në 24. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me zyrtarë të sigurisë dhe paralajmëroi se luftimet mund të zgjasin, pavarësisht thirrjeve për qetësi nga SHBA dhe Europa.

Burimi: Euronews

Të fundit