Flash News

Bota

Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po 'përvëlojnë' Turqinë prej 28 korrikut

Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po

Zjarret në Turqi vijojnë prej ditësh të djegin në mënyrë intensive, jo vetëm pyje e bimës, por edhe shtëpitë e banorëve të cilët janë detyruar të shpërngulen nga zonat e banimit.

Një zjarr pyjor u afrua më pranë një termocentrali me qymyr në Turqinë jugperëndimore këtë mbrëmje dhe zjarret e egra u ndezën pranë vendpushimeve jugore për një ditë të shtatë, ndërsa avionët zjarrfikës nga Spanja dhe Kroacia iu bashkuan betejës për t'i shuar ato.

Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po        Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po

Njëmbëdhjetë zjarre janë ende të ndezur, nga erërat e forta, temperaturat mbi 40 gradë Celsius dhe lagështia e ulët. Tymi i zi u ngjit deri në kodrat dhe pyjet pranë vendpushimeve bregdetare të Bodrum dhe Marmaris.

Situata paraqitet serioze teksa rrezikohen jetët e mijëra qytetarëve. Vala e nxehtësisë që ka nxitur zjarret erdhi pas motit jashtëzakonisht të thatë në jugperëndim të Turqisë. Tetë persona janë vrarë në një total prej 156 zjarresh që kanë shpërthyer javën e fundit.

Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po       Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po       Një 'Apokalips' i vërtetë, 156 vatra aktive po

Të fundit