Flash News

Bota

Një avion luftarak rus rrëzohet në Siberi, dy viktima

Një avion luftarak rus rrëzohet në Siberi, dy viktima

Një avion luftarak rus u përplas me një ndërtesë banimi në qytetin siberian të Irkutsk, ndërsa dy pilotët humbën jetën. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që një avion luftarak rrëzohet në një zonë banimi në Rusi.

Guvernatori i rajonit të Irkutsk, Igor Kobzev, tha se avioni luftarak Su-30 u rrëzua në një ndërtesë private dykatëshe, ku banonin dy familje, por fatmirësisht asnjë anëtar i tyre nuk ndodhej brenda në shtëpi.

Shkaku i përplasjes nuk dihet, por hetimet kanë nisur. Më 17 tetor, një bombardues Su-34 u rrëzua pranë një ndërtese apartamentesh në portin e detit Azov të Yeysk dhe shpërtheu në një top zjarri gjigant, duke vrarë 15 dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Irkutsk, një qendër kryesore industriale me më shumë se 600,000 banorë në Siberinë lindore, është shtëpia e një fabrike avionësh që prodhon Su-30, avion luftarak supersonik me dy motorë, që ka qenë një komponent kyç i forcave ajrore ruse. Kina, India dhe shumë vende të tjera përdorin gjithashtu avionë.

Burimi: AP

Të fundit