Flash News

Bota

Një avion ushtarak rrëzohet në Filipine/ Humbin jetën 29 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Një avion ushtarak rrëzohet në Filipine/ Humbin jetën 29
Foto ilustruese

Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipine. Si pasojë, të paktën 29 persona kanë humbur jetën, ndërsa është bërë e mundur shpëtimi i dhjetëra të tjerëve, raporton BBC.

Në avionin ushtarak ishin 90 pasagjerë. Të plagosurit janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë shenjë që aeroplani të ishte sulmuar, por hetimet do të nisin sapo të përfundojë operacioni i kërkim-shpëtimit.

Shumë prej ushtarëve që ishin në bord e kishin përfunduar  trajnimin bazë kohët e fundit. Aeroplani ishte përdorur më parë nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe që prej janarit i është dorëzuar Filipineve.

Të fundit