Flash News

Bota

Zyrtarët e lartë amerikanë premtojnë se do të rikthehen në Ukrainë

Zyrtarët e lartë amerikanë premtojnë se do të rikthehen

Diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë, i tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre që u zhvillua dje në Kiev, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, shkruan CNN.

Blinken, i cili udhëtoi në Kiev së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, tha gjithashtu se presidenti i SHBA Joe Biden do të emërojë Bridget Brink si ambasadoren e SHBA në Ukrainë, sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit.

Posti ka qenë pa një ambasador të konfirmuar që kur Marie Yovanovitch u tërhoq në maj 2019. Brink është ambasadori aktual i SHBA në Sllovaki. Vizita e tyre është një tregues i mbështetjes ndaj Ukrainës, e cila prej dy muajsh po perballet me agresionin rus.

Të fundit