Flash News

Bota

Një ditë para zgjedhjeve, Harris paralajmëron qytetarët amerikanë: Mos bini pre e taktikave të Trump

Një ditë para zgjedhjeve, Harris paralajmëron qytetarët

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ka bërë një thirrje të fortë ndaj votuesve amerikanë që të mos ndikohen nga pretendimet e Donald Trump lidhur me integritetin e zgjedhjeve presidenciale. Harris ka paralajmëruar votuesit që nuk kanë hedhur ende votën e tyre, duke i nxitur të mos bien pre e dyshimeve që Trump po përpiqet të ngjallë mbi procesin zgjedhor.

“Do t’u kërkoja sidomos atyre që nuk kanë votuar ende të mos mashtrohen nga taktikat e tij,” deklaroi Harris gjatë një konference për shtyp.

Ajo e cilësoi këtë qëndrim si përpjekje për të larguar vëmendjen nga mbështetja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme që u mbajtën në vitin 2020, ku Trump humbi ndaj Joe Biden.

Komentet e Harris vijnë pas një tubimi të Trump, ku ai përsëriti pretendimin se zgjedhjet e vitit 2020 nuk kanë qenë të drejta dhe se ai nuk duhej të kishte lënë Shtëpinë e Bardhë. Trump gjithashtu pretendoi se një sondazh që tregonte dobësimin e tij në Iowa ishte një formë ndërhyrjeje zgjedhore dhe, pa ofruar prova, akuzoi për mashtrim të mundshëm të votuesve në Pensilvani.

Në zgjedhjet e 2020, Biden fitoi votën popullore me një diferencë të theksuar dhe siguroi fitoren në Kolegjin Zgjedhor përmes fitoreve me diferenca të ngushta në disa shtete kyçe.

Të fundit