Flash News

Bota

Një ditë pas bisedës me Putin, Biden: SHBA nuk do dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën nëse sulmohet nga Rusia

Një ditë pas bisedës me Putin, Biden: SHBA nuk do

Presidenti i SHBA, Joe Biden përjashtoi mundësinë për dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të mbrojtur vendin nga një pushtim rus, një ditë pas një bisede online me presidentin Vladimir Putin.

Ishte hera e parë që Biden përshkruante bisedën dy-orëshe të së martës, për të cilën zyrtarët thanë se u tensionua në momente kur të dy liderët u grindën për grumbullimin masiv të 70,000 trupave ruse që rrethonin Ukrainën nga tre anët, shkruan CNN.

Biden e përfundoi bisedën pa ndonjë qartësi të mëtejshme nëse Putini kishte vendosur të niste një pushtim, thanë zyrtarët më pas.

Por një ditë më vonë, ai dhe Putin thanë se kanalet e reja diplomatike mund të hapen së shpejti në një përpjekje për të ofruar një rrugëdalje për konfliktin.

Duke folur me gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Kansas City, Biden tha se e paralajmëroi Putinin se do të vendoste sanksione "të tilla që nuk i ka parë ndonjëherë" nëse trupat ruse të grumbulluara në kufirin e Ukrainës përshkallëzohen në një sulm.

Por ai tha se SHBA nuk do të dërgojë forcat e veta për të mbrojtur Ukrainën, një qëndrim që zyrtarët amerikanë e kanë përjashtuar më parë gjithashtu.

"Kjo nuk është në tryezë," tha ai. "Ne kemi një detyrim moral dhe një detyrim ligjor ndaj aleatëve tanë të NATO-s nëse ata do të sulmonin sipas nenit 5, ky është një detyrim i shenjtë. Ky detyrim nuk shtrihet në ... Ukrainë."

Në vend të kësaj, Biden tha se i tha Putinit në terma të drejtpërdrejtë se pasojat ekonomike të një inkursioni do të ishin shkatërruese.

"Isha shumë i drejtpërdrejtë. Isha i sjellshëm, por e thashë shumë qartë: nëse, në fakt, ai pushton Ukrainën, do të ketë pasoja të rënda. Pasoja të rënda. Pasoja ekonomike që ai nuk i ka parë ndonjëherë ose i ka pasur ndonjëherë”, tha Biden. Ai tha se besonte se homologu i tij rus e mori mesazhin.

Të fundit