Flash News

Bota

Një Evropë ‘e fortifikuar’/ 12 shtete i kërkojnë BE-së ngritjen e mureve kufitare për emigrantët

Një Evropë ‘e fortifikuar’/ 12 shtete i kërkojnë

Ministrat e brendshëm nga 12 shtete anëtare po kërkojnë nga BE-ja të financojë projektet e murit kufitar për të ndaluar emigrantët duke krijuar kështu një mur të fortifikuar për Evropën

Në një letër të datës 7 tetor (e enjte), ministrat i kërkuan Komisionit Evropian të ndryshojë rregullat e hyrjes në kufirin e jashtëm për të përfshirë mure dhe gardhe.

Kërkesa drejtuar BE-së është nënshkruar nga 12 ministrat e Brendshëm të: Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakisë.

Shqetësimi i ngritur nga 12 vendet do të diskutohet në takimin e ministrave të Brendshëm të 27 vendeve anëtare që do të mblidhen në Luksemburg. 12 vendet kërkojnë parashtrimin e planeve që do t’i ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit të përbashkët të azilit duke zvogëluar faktorët tërheqës.

“Në të njëjtën kohë këto zgjidhje evropiane duhet të synojnë mbrojtjen e sistemit të përbashkët të azilit duke zvogëluar faktorët tërheqës. Për të siguruar integritetin dhe funksionimin normal të zonës Shengen të gjithë kufijtë e jashtëm duhet të mbrohen me nivelin më të lartë të sigurisë. Pengesat fizike duket se janë një masë efektive e mbrojtjes së kufirit që i shërben të gjithë BE-së, jo vetëm të vendeve që preken të parët. Kjo masë legjitime duhet të financohet më tej dhe në mënyrë adekuate nga buxheti i BE-s,” thuhet në dokumentin e nënshkruar.

 

Të fundit