Flash News

Bota

Një muaj nga nisja e luftës/ Mijëra viktima dhe miliona të larguar nga Ukraina, Zelenskyy thirrje për protesta globale

Një muaj nga nisja e luftës/ Mijëra viktima dhe miliona të

Sot shënohet një muaj nga nisja e luftës në Ukrainë. Rusia sulmoi fqinjin e saj në orët e para të 24 shkurtit dhe që atëherë ka shkaktuar dëme katastrofike dhe mijëra viktima, por ende nuk ka një numër të saktë të jetëve të humbura.

Lufta ka detyruar më shumë se 3.5 milionë ukrainas të largohen nga vendi.  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për protesta globale.

"Unë ju kërkoj të qëndroni kundër luftës. Bota duhet ta ndalë luftën. Falënderoj të gjithë ata që veprojnë në mbështetje të Ukrainës, në mbështetje të lirisë, por lufta vazhdon... tashmë një muaj, kaq gjatë," tha ai.

Udhëheqësit perëndimorë do të takohen në një samit të NATO-s, pasuar nga një takim i G7 dhe një samit i BE-së.

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Bruksel për takime me aleatët perëndimorë. Ai do t'i bashkohet një samiti të BE-së gjatë ditës së sotme.

NATO do të forcojë krahun e saj lindor në mes të luftës në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë për një rezolutë që fajëson Rusinë për krizën humanitare në Ukrainë.

Joe Biden ka zbarkuar në Bruksel për t'i dërguar Vladimir Putinit mesazhin se, përballë pushtimit rus të Ukrainës, aleanca perëndimore është më e fortë se kurrë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Të fundit