Flash News

Bota

Një tjetër politikan ekzekutohet nga bandat në Ekuador

Një tjetër politikan ekzekutohet nga bandat në Ekuador

Pas kandidatit për President, Fernando Villavicencio, një tjetër politikan është vrarë mbrëmë në Ekuador.

Mediat vendase raportojnë se Lideri i partisë së majtë politike Revolucioni Qytetar Pedro Briones është vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, sulmuesit ishin anëtarë të një bande që vepronte në Esmeraldas. Briones thuhet se u qëllua dy herë në parkun e famullisë San Mateo në qytetin e Esmeraldas.

Kandidatja presidenciale Luisa González denoncoi sulmin përmes llogarisë së saj zyrtare në Tëitter.

"Ekuadori po jeton kohën e tij më të përgjakshme. Kjo është për shkak të braktisjes totale të një qeverie të paaftë dhe një shteti të pushtuar nga mafiozët. Përqafim solidariteti me familjen e shokut Pedro Briones , rënë në duart e dhunës. Ndryshimi është urgjent," tha González.

Anëtarët e grupit politik Citizen Revolution konfirmuan se Briones u vra nga një armë zjarri, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë raport zyrtar nga autoritetet.

Të fundit