Flash News

Bota

Një tjetër vaksinë anti-Covid pret miratimin nga EMA

Një tjetër vaksinë anti-Covid pret miratimin nga EMA
Foto ilustruese

Agjencia Evropiane e Barnave shpreson se kompania "Johnson & Johnson" do të kërkojë miratimin për vaksinën e saj anti-Covid gjatë muajit shkurt, tha drejtori ekzekutiv i saj.

"Shpresojmë se do të vijë në shkurt, por nëse mund ta konfirmoj që është kështu, kam frikë se nuk jam në gjendje ta bëj këtë", deklaroi Emer Cooke.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Europian tha se kompania e kujdesit shëndetësor amerikan ka të ngjarë të kërkojë miratimin nga EMA muajin tjetër.

Rregullatori i barnave në Evropë deri më tani ka rekomanduar vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna dhe po shqyrton një tjetër nga AstraZeneca nën një kronologji të përshpejtuar.

Cooke shtoi se EMA nuk ka pasur ende aplikime për vaksinat ruse apo kineze, por është në diskutime me zhvilluesin e vaksinave ruse.

Të fundit