Flash News

Bota

Një variant i ri i Covid-19 identifikohet në Francë

Një variant i ri i Covid-19 identifikohet në Francë

Një variant i ri i Covid-19 u identifikua në një shkollë në Finistère, Francë. 24 persona, përfshirë 18 studentë, u infektuan me mutacionin e ri, raportojnë mediat franceze, të cilat shtojnë se situata është nën kontroll.

Ndërkohë që vala e pestë po afron në Francë, në tryezën e autoriteteve shëndetësore kanë mbërritur ky lajm i keq. Sipas informacioneve ekskluzive nga Le Télégramme, variant i ri i koronavirusit u zbulua një muaj më parë në qytetin Bannalec, në Finistère.

Ky mutacion i ri që nuk ngjan me asnjë tjetër, ndaj u desh shumë kohë për ta identifikuar. Si masë paraprake janë mbyllur disa klasa të shkollës.

Të fundit