Flash News

Bota

Një vit nga shpërthimi në Bejrut/ Libanezët protesta dhe përplasje me policinë, kërkojnë drejtësi

Një vit nga shpërthimi në Bejrut/ Libanezët protesta dhe

Në Libani kanë shpërthyer protesta, që përkojnë me një vjetorin e shpërthimit në Bejrut. Policia është përplasur me protestuesit e zemëruar, të cilët kërkojnë llogari dhe drejtësi për shpërthimin në portin e Bejrutit.

Përleshjet pranë parlamentit shpërthyen të mërkurën, pasi protestuesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën kryesore. Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës, ujë dhe shkopa gome.

Kryqi i Kuq tha se transportoi gjashtë persona në spital dhe kishte trajtuar dhjetëra të tjerë. Nga shpërthimi i vitit të kaluar humbën jetën 214 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Bankat, bizneset dhe zyrat qeveritare u mbyllën të mërkurën, pasi Libani ishte në ditë zie kombëtare. Përvjetori i zymtë vjen në mes të një krize të rëndë ekonomike dhe një ngërçi politik që e ka mbajtur vendin pa një qeveri funksionale për një vit të plotë. Shpërthimi shkaktoi dridhje në të gjithë vendin dhe u ndje deri në ishullin mesdhetar të Qipros.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit