Flash News

Bota

Njerëzit po varfërohen, OKB-së kritikon 'lakminë' dhe fitimet marramendëse të kompanive të mëdha të naftës

Njerëzit po varfërohen, OKB-së kritikon 'lakminë'

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres denoncoi ashpër "lakminë" e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit që po bëjnë fitime "të egra" në kurrizin e disa prej njerëzve më të varfër në botë.

Guterres tha se kriza u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës dhe u bëri thirrje qeverive kombëtare të tatojnë fitimet e mëdha të kompanive.

“E vërteta është se ne po shohim këto fitime të tepruara, të egra nga industria e naftës dhe gazit në një kohë kur të gjithë po humbasim para”, tha Antonio Guterres.

“Është e pamoralshme që kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime rekord nga kjo krizë energjetike, në kurrizin e njerëzve dhe komuniteteve më të varfëra, me kosto masive për klimën”, shtoi ai.

Guterres vlerësoi se në tremujorin e parë të 2022, kompanitë kryesore të naftës dhe gazit do të bënin rreth 100 miliardë dollarë fitime. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit, BP, ExxonMobile, Chevron, Shell dhe TotalEnergies gjithashtu njoftuan fitime të mëdha në tremujorin e dytë.

"Kjo lakmi qesharake po ndëshkon më të varfërit dhe më të cenuarit, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët, planetin," tha Guterres.

Që nga vlerësimi i mëparshëm në qershor, "ndikimet e krizës së fuqisë blerëse po ndihen më thellë dhe gjerësisht në të gjithë botën", thuhet në raport.

Ai thekson se deri në fund të vitit 2022, 345 milionë njerëz në 82 vende mund të kenë pasiguri ushqimore, një rritje prej 47 milionë si rezultat i luftës.

Burimi: Euronews

Të fundit