Flash News

Bota

"Norma e vaksinimit e turpshme", Austria në prag të vendosjes së miliona njerëzve të pavaksinuar në izolim

"Norma e vaksinimit e turpshme", Austria në prag të

Austria është disa ditë larg urdhrit që do të prekë miliona njerëz të pavaksinuar, të cilët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, raporton CNN.

Kancelari Alexander Schallenberg u tha gazetarëve se shkalla e vaksinimit të vendit ishte "turpësisht e ulët" dhe la të kuptohet se masa do të fillonte brenda disa ditësh. "Në shtetet e tjera kjo normë është shumë më e lartë - është e turpshme pasi kemi mjaft vaksina në dispozicion", shtoi Schallenberg.

Sipas planit të vendit, i cili u ra dakord në shtator, austriakët e pavaksinuar do të përballen me një urdhër qëndrimi në shtëpi pasi 30% e shtretërve të kujdesit intensiv të jenë të zënë nga pacientët me Covid-19.

Shkalla aktuale është 21%, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES), dhe një rritje e infeksioneve e ka shtyrë atë me shpejtësi.

Njerëzit e pavaksinuar tashmë janë të përjashtuar nga ambientet argëtuese, restorantet dhe pjesët e tjera të jetës publike në Austri.

Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19, një nga normat më të ulëta në Bashkimin Evropian.

"Është e qartë se ky dimër do të jetë i pakëndshëm për të pavaksinuarit," paralajmëroi Schallenberg, duke shtuar se "bllokimi mund të vijë shumë më shpejt sesa mund të mendojnë disa."

.

Të fundit