Flash News

Bota

Normalizimi i raporteve Turqi-Egjipt, zyrtarët e lartë të shteteve do të takohen në Ankara

Normalizimi i raporteve Turqi-Egjipt, zyrtarët e lartë të

Zyrtarët turq dhe egjiptianë do të mblidhen sot në Ankara, pas gati një dekade mosbesimi reciprok dhe shpesh armiqësie të hapur.

Takimi i Ankarasë në nivelin e zëvendësministrit të jashtëm është raundi i dytë i bisedimeve Turqi-Egjipt pas samitit të Majit në Kajro, në të cilin u zhvilluan diskutimet e para të nivelit të lartë midis vendeve që nga viti 2013.

Turqia, e cila mbështeti grupet pranë Vëllazërisë Myslimane, pa shansin e saj për të marrë një rol udhëheqës në rajon dhe i bëri presion regjimeve arabe të reformohen përballë protestave popullore.

Në vend të kësaj, shumë nga ata që mbështeti pësuan dështime dhe Ankaraja u gjend e izoluar. Në Egjipt, një ndarje u ngrit midis dy vendeve në 2013 kur shefi ushtarak Abdel Fattah el-Sisi rrëzoi Presidentin Mohamed Morsi, një udhëheqës i Vëllazërisë Muslimane dhe aleat turk.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu dolën si rivalë të fortë për Turqinë pasi të dy e panë Vëllazërinë Myslimane si një kërcënim për dinastitë e tyre sunduese. Dallimet me sauditët u theksuan pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan drejtoi gishtin e fajit në rrethin e brendshëm të sundimtarit saudit, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman (i njohur gjithashtu si MBS). Turqia gjithashtu u përfshi në luftën civile të Libisë në vitin 2019, duke mbështetur administratën e njohur nga OKB në Tripoli ndërsa Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite mbështetën palën tjetër.

Një bllokadë egjiptiane, emirate, saudite dhe Bahrejni kundër aleatit të Turqis, Katarit në 2017 gjithashtu shtoi tensionet me Ankaranë.

Javën e kaluar, Erdogan foli në telefon me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe Princin e Kurorës Mohammed bin Zayed, dy javë pasi priti këshilltarin e sigurisë kombëtare të Emirateve.

Edhe pse Erdogan dhe princi i kurorës saudite ende nuk do të flasin drejtpërdrejt, presidenti turk diskutoi përmirësimin e marrëdhënieve me mbretin Salman bin Abdulaziz në maj.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit