Flash News

Bota

“Nuk do i shmangen përgjegjësisë”, Zelensky: Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët

“Nuk do i shmangen përgjegjësisë”, Zelensky:

Në përpjekje për të rrethuar Bakmutin, forcat ruse kanë kryer 102 sulme brenda dhe jashtë qytetit. Të paktën kështu raporton Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ukrainase.

Luftime të ashpra janë zhvilluar dhe në pjesë të ndryshme të rajonit të Donjeckut, përfshirë qytetet Liman, Avdijivka dhe Shaktarsk. Ushtria ukrainase ka akuzuar forcat ruse se po përdorin civilët si mburojë njerëzore në Rubizhnin, rajon fqinj i Luhaskut.

Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terrorizimin e civilëve.

“Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata. Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë”, tha Zelensky.

Rusia konfirmoi se përdori raketa hipersonike Kinzhal në valën e sulmeve të 9 marsit, të cilat shkaktuan ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

 

Të fundit