Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Nuk e di se si mbijetova”: Ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas

Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei. Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë. Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë.
“Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë. “Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me zë të dridhur: ‘Nuk e di si mbijetova. Jam i vetmi në grup që kam mbetur gjallë’. Burri ka qarë për 10 minuta derisa më ka treguar se si ushtarët tjerë janë vrarë para syve të tij, duke përfshirë disa vetëm 20-vjeçarë”.
Tash e sa muaj Rusia dhe Ukraina janë duke zhvilluar luftime të ashpra në rajonin e Donbasit, duke përfshirë betejat në qytetet që tani i njeh gjithë bota: Bahmut, Avdivka dhe Marinka. Luftimet, në të cilat janë përfshirë mercenarët e grupit privat ushtarak rus, Wagner, janë krahasuar me përleshjet më brutale në frontin perëndimor përgjatë Luftë së Parë Botërore.
Edhe themeluesi i Wagnerit, biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, e ka përshkruar ofensivën në Bahmut si “makinë grirëse të mishit”. “Ai i ka parë duke vdekur dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’iu ndihmuar”, ka thënë Ivani për shokun e tij, Andrei.
Qeveria ruse e ka kufizuar raportimin dhe informacionet nga kjo zonë lufte. Megjithatë, muhabetet kanë nisur të përhapen nga rusët e mobilizuar dhe miqtë e tyre, të cilët kanë treguar shumëçka për situatën e rëndë të ushtarëve, mungesën e trajnimeve dhe armëve, çka ka rezultuar më pas me numër të madh të viktimave. Për shkak se Qeveria ruse i ka ndëshkuar ata që kanë folur hapur për luftën, Radio Evropa e Lirë e ka fshehur identitetin e personazheve në këtë artikull.
“Të vdekur apo të braktisur”
Një grua nga qyteti i Siberisë, Angarsk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se burri i saj që është thirrur për të luftuar, e ka telefonuar një ditë prej spitalit dhe i ka treguar se është duke trajtuar plagët e marra në betejë. “Ai më ka thënë se në orët e para të 1 marsit, grupi i tij, prej 25 burrave, është nxjerrë me forcë nga separatistët e mbështetur prej Moskës në rajonin e Donjeckut dhe janë lënë në fushë të hapur. Më pas, ushtarët separatistë kanë ikur. Ata kanë mbetur aty pa mbështetje, në dy tanke të armatosura. Në çast kanë nisur të sulmohen. Si përfundim, ata janë përballur me bombardime për orë të tëra”.
“Ai e di edhe për dy burra të plagosur”, ka thënë gruaja. “Të gjithë të tjerët ose janë vrarë, ose janë braktisur”. Deri më tani, Moska ka raportuar për 6.000 persona të vrarë, prej kur e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, mirëpo shifra zyrtare besohet se është shumë më e madhe.
Analistët perëndimorë besojnë Rusisë i janë vrarë ose plagosur 200.000 njerëz në luftë. Ivani ka thënë se i është dashur kohë derisa ka vendosur të flasë publikisht për bisedat që ka pasur me Andrein. Megjithatë, në fund, ai ka thënë se “nuk ka pasur kuptim që të qëndroj o heshtur dhe të pres nëse do të rregullohet gjithçka”.
“Asgjë përveçse copë mishi”
Andreit, 32-vjeçar, i është dërguar thirrja për luftë në vjeshtën e vitit 2022, pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak. Ai e ka marrë këtë vendim pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë ukrainase në verilindje, e cila ka rezultuar me zmbrapsjen e ushtrisë ruse dhe çlirimin e rreth 12.000 kilometrave katrorë.
Andrei ka qenë pjesëtar i bankës rezervë të ushtrisë ruse rreth një dekadë më parë. Ai i ka kaluar tre muajt e parë, pas mobilizimit, në një bazë në qytetin siberian, Omsk, ka thënë Ivani. “Gjatë gjithë kohës, ai ka shtënë me një karikator plumbash”, ka rikujtuar Ivani. “Ata kanë qëndruar në formacione dhe kanë marshuar përreth”.
Më vonë, njësiti i tij është dërguar në Gadishullin ukrainas të Krimesë – të cilin e ka pushtuar Rusia më 2014 – për “mbrojtje territoriale”. Mirëpo një muaj më vonë, ata kanë kthyer në rajonin pjesërisht të pushtuar, Zaporizhja, i cili gjendet në jug të Ukrainës. “Aty, ata kanë kaluar një javë dhe më pas janë nisur në drejtim të Vuhledarit”, ka thënë Ivani, duke iu referuar një qyteze në Ukrainë, e cila gjendet në rajonin e Donjeckut.
“Në Vuhledar ka qenë një rrëmujë e madhe – fortifikime dhe llogore. Secili e ka ditur që ajo zonë është si humnerë, Brigada Detare e 155-të është shkatërruar thuajse tërësisht aty. Grupi i mikut tim është dërguar më pas aty për riorganizim”. Andrei e ka kaluar një javë afër Vuhledarit, duke u përballur me luftime të ashpra, ka thënë Ivani.
“Nuk ka pasur mbrojtje të mirëfilltë”, ka thënë ai. “Mbulesa e artilerisë ka qenë sporadike, dhe shpesh nuk është ditur se cila anë është duke gjuajtur. Ata me raste kanë shtënë me armë edhe kundër trupave të tyre”.
Pas atyre luftimeve, Ivanin e ka telefonuar miku i tij dhe atëherë ai është shokuar. “E kam kuptuar nga ajo çfarë ka thënë se komandantët i konsiderojnë burrat si copë mishi dhe asgjë tjetër”, ka thënë Ivani.
“Atyre u kanë thënë ‘Bravo’, ose ‘Ju po e mposhtni armikun’, mirëpo në realitet ata i kanë shfrytëzuar për t’u mbrojtur nga vetë ushtarët e tyre dhe secilën herë që dikush ka bërë pyetje ose është ankuar, ata janë dërguar sërish në sulm”.
“Brigada ime nuk ekziston më”
Pas bisedës telefonike, njësiti i Andreit është dërguar në disa luftime edhe më intensive afër qytetit të Avdivkas. “Më 3 mars, ata janë shtyrë që të luftojnë kundër fortifikimeve afër Avdivkas”, ka thënë Ivani.
“Më pas nuk kam pranuar asnjë thirrje nga Andrei për 10 ditë”. “Më ka telefonuar më 13 mars, direkt prej frontit”, ka thënë Ivani. “Thirrja ka zgjatur shtatë minuta. Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar më shumë trishtim në zërin e dikujt – ‘Brigada ime nuk ekziston më’”. “Burrat janë dërguar në luftë vetëm me pushkët e tyre”, ka thënë ai.
“Nuk ka pasur mbrojtje ajrore. As ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre kanë vdekur në mungesë të ofrimit të ndihmës. Ushtarët e plagosur kanë mbetur në fushëbetejë. Vetëm ata që janë plagosur lehtësisht janë ndihmuar. Komandantët kanë frikësuar nga humbja e armëve të rënda.
Ushtarët janë detyruar të luftojnë. Zyrtarët u kanë thënë hapur ‘ju për ne jeni vetëm copë mishi dhe asgjë më shumë. Harrojini medaljet dhe bonuset që u kemi premtuar. Ju thjesht nuk ekzistoni’”. Andrei është ankuar se forcat ruse shpesh janë bombarduar nga artileria e tyre. “Vijat e frontit janë shumë afër, 100 deri në 150 metra”, ka thënë Ivani.
“Mund të supozoj se burrat e angazhuar në artileri, ose sapo janë mobilizuar dhe nuk kanë ditur si t’i përdorin armët, ose kanë pasur pak përvojë. Mirëpo diçka vërtet nuk shkon aty”. Në mesin e muajit mars, Ivanin e ka telefonuar sërish Andrei. Ai ka thënë se prej 300 burrave me të cilët ka udhëtuar në Omsk, ai beson se vetëm tre kanë mbijetuar.
Ivani i ka cituar fjalët e Andreit, siç i janë kujtuar: “Kam ardhur këtu për të mbrojtur tokën armë. Mirëpo më duket se vetëm do të vdes në tokë të huaj. Edhe burrat që kanë ardhur me mua, me siguri kanë vdekur në tokë të huaj dhe Zoti e di përse”.
Andrei i ka treguar Ivanit se situata ka qenë “katastrofë totale” dhe se synon të refuzojë ndonjë pjesëmarrje në beteja tjera.
“Ai ka thënë se nuk e di çfarë ndodh të ndodhë me të pas refuzimit”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, në Volçika, gruaja e Andreit dhe fëmija i vogël janë duke e pritur, ashtu sikurse edhe nëna e tij. Gruaja e tij i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vazhdimisht i shkruan komisionit ushtarak lokal për të marrë informacione për njësitin e burrit të tij. Asaj i është thënë disa herë se burri i saj është i ngarkuar në “mbrojtje territoriale” në zonat e kontrolluara nga ushtria ruse./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38