Flash News

Bota

"Nuk e dimë kur do të arrijmë majën", kryeministri grek: Shtrëngoni dhëmbët, në janar do të kemi vaksinën

"Nuk e dimë kur do të arrijmë majën", kryeministri

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka folur për situatën e pandemisë. Kryeministri ka kërkuar që të ndalohen sulmet ndaj shkencëtarëve dhe grupit që merret me përballimin e pandemisë.

Ai u kërkoi durim për të arritur deri në fund, ndërsa theksoi se në janar vaksina do të jetë gati.

“Sot nuk ecim pa drejtim. Ne nuk e dimë kur do të arrijmë majën, por ne e shohim atë dhe kjo është vaksina. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari” u shpreh kryeministri Mitsotakis.

Mitsotakis u shpreh se mbyllja e dytë ishte e pashmangshme pas numrit në rritje të infektimeve por edhe jetëve të humbura.

Të fundit