Flash News

Bota

Nuk e lejuan të bënte vaksinën antiCovid, 17-vjeçari çon në gjykatë prindërit

Nuk e lejuan të bënte vaksinën antiCovid, 17-vjeçari

Edhe pse 17 vjeç, njw i ri donte të vaksinohej, por prindërit nuk pranuan. Kështu, një 17-vjeçar vendosi t'i drejtohet një avokati dhe të fitojë betejën e tij.

"Babai dhe nëna,- shpjegoi avokati Gianni Baldini e cili e ndihmoi atë,- kanë nënshkruar formularin e lejimit", deklaron e përditshmja italiane, La Stampa. Në dokument, prindërit gjithashtu dhanë pëlqimin e tyre, por përjashtuan çdo përgjegjësi për çdo efekt të kundërt që mund të shkaktohet nga administrata.  

Fillimisht prindërit vendosën të mos firmosnin, por me vonë ata do të kenë ndryshuar mendje përpara se djali i tyre të fillonte një konfrontim para trupit të ndërmjetësimit të gjykatës së Firences.

"Për një muaj, shpjegon Baldini,- 27 minorenë toskanë i janë drejtuar Shoqatës së Martesave në mënyrë që të vaksinohen edhe kundër vullnetit të prindërve." 17 nga këto thirrje u shndërruan në ndërhyrje, 7 prej të cilave u zgjidhën me nënshkrimin e formularit të lirimit.

Të fundit