Flash News

Bota

Nuk është skenë filmi, aksidentohen 130 makina në Teksas, të paktën gjashtë të vdekur

Nuk është skenë filmi, aksidentohen 130 makina në Teksas,
Pamje nga aksidenti masiv

Nuk është skene e ndonjë filmi hollivudian, por pamje reale nga Teksasi.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident masiv, në të cilën u përfshinë më shumë se 130 automjete.

"Kjo është një katastrofë e madhe në qytetin tonë," tha zëdhënësi i zjarrfikëses në Fort Ëorth, Mike Drivdahl, pas aksidentit zinxhir në SHBA.

Sipas mediave vendase, aksidenti u shkaktua nga kushtet e vështira klimaterike dhe ngricës e borës në rrugë në orët e para të mëngjesit.

Tridhjetë e gjashtë persona u transportuan në spitale dhe të tjerët më vonë kërkuan trajtim, thanë zyrtarët. Shumë persona ishin bllokuar në makina dhe ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisjet e shpëtimit për t'i shpëtuar ata.  

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

 

Të fundit