Flash News

Bota

Nuk priten "surpriza", takimi Biden-Putin nis rreth orës 13.00 në Gjenevë

Nuk priten "surpriza", takimi Biden-Putin nis rreth orës 13.00

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin po përgatiten për takimin e shumë pritur. Bisedimet në Gjenevë, Zvicër, vijnë në një kohë kur të dy palët përshkruajnë marrëdhëniet si të acaruara.

Çështjet që pritet të diskutohen përfshijnë kontrollin e armëve, sanksionet dhe pretendimet e SHBA-së për sulmet kibernetike ruse dhe ndërhyrjet në zgjedhje.

Nuk priten përparime të mëdha, por ka shpresa për marrëveshje të vogla. Takimi do të fillojë rreth orës 13:00

Biden do të takojë Putin në fund të vizitës së tij të parë zyrtare jashtë vendit. Ai u takua me udhëheqësit e G7-ës dhe të NATO-s. Zgjedhja e Gjenevës si vendi i takimit ka të bëjë me takimin e vitit 1985, mes Presidentit të SHBA-së Ronald Reagan dhe udhëheqësit Sovjetik Mikhail Gorbachev.

Yuri Ushakov, këshilltari i Punëve të Jashtme të Putinit, u tha gazetarëve në Moskë se marrëdhënia SHBA-Rusi ishte "në një ngërç" dhe se nuk kishte "shumë" terren për optimizëm.

Burimi: BBC

Të fundit