Flash News

Bota

Nuk u vaksinuan kundër Covid-19, CNN shkarkon tre gazetarë

Nuk u vaksinuan kundër Covid-19, CNN shkarkon tre gazetarë

Rrjeti amerikan i lajmeve CNN ka shkarkuar tre punonjës pasi nuk kishin kryer vaksinimin kundër Covid-19. CNN është një nga shembujt e parë të një firme amerikane që pushon nga puna stafin për shkelje të rregullit të vaksinimit.

Sipas CNN, kryerja e vaksinimit është bërë e ligjshme në të gjitha firmat dhe kompanitë e SHBA-së. Shumë firma të tjera si, Facebook dhe Google, kërkojnë nga punonjësit e zyrave certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19.

Shefi i CNN Jeff Zucker përmendi shkarkimin e parë të ppunonjësve në firmat amerikane. Ai tha se vaksinimi është i detyrueshëm për këdo që raporton në terren, duke punuar që punon me ndonjë punonjës tjetër ose duke shkuar në një zyrë.

"Më lejoni të jem i qartë - ne kemi një politikë të tolerancës zero për këtë," tha Zucker, kryetar i lajmeve dhe sporteve për ËarnerMedia.

Në maj, qeveria amerikane tha se ishte e ligjshme që punëdhënësit të kërkonin që personeli që ndodhej në vendin e punës, të vaksinohej kundër Covid-19.

Linjat ajrore kryesore Delta dhe United Airlines po kërkojnë që punonjësit e rinj të tregojnë dëshmi të vaksinimit, ndërsa banka e investimeve Goldman Sachs po kërkon që punonjësit e saj të zbulojnë statusin e tyre të vaksinimit, edhe pse nuk kërkon që personeli të vaksinohet.

 

Të fundit