Flash News

Bota

Nuk vendosën zonën e ndalimit të fluturimeve, Zelenskyy kritikon NATO-n: Jeni të dobët!

Nuk vendosën zonën e ndalimit të fluturimeve, Zelenskyy kritikon

Volodymyr Zelenskyy ka kritikuar NATO-n pasi refuzoi të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Në një fjalim, presidenti i tha aleancës: "Duke filluar nga sot kushdo që vdes do të vdesë edhe për shkakun tuaj, për shkak të dobësisë suaj, për shkak të përçarjes suaj".

Zelenskyy pohoi gjithashtu se mungesa e një zone ndalim-fluturimi ka dhënë në mënyrë efektive "dritën jeshile për bombardimet e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës".

NATO është përballur me thirrje për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi pasi trupat ruse filluan një sulm "të rrezikshëm" në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës - por udhëheqësit përjashtuan futjen e masave të tilla në një samit të premten.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, ka frikë se kjo do të rriste rrezikun e një lufte më të gjerë në Evropë pasi avionëve të NATO-s do të duhej të rrëzonin aeroplanët rusë.

Të fundit