Flash News

Bota

Numri i të vdekurve në Gaza: sa palestinezë kanë vrarë sulmet e Izraelit

Numri i të vdekurve në Gaza: sa palestinezë kanë vrarë

Autoritetet shëndetësore palestineze thonë se sulmet tokësore dhe ajrore te Izraelit në Gaza kane vrarë më shumë se 35,000 njerëz, kryesisht civilë, dhe ka dëbuar shumicën e 2.3 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, shkruan Reuters
Lufta filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan përtej kufirit në komunitetet izraelite. Izraeli thotë se militantët vranë më shumë se 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe tërhoqën zvarrë 253 në robëri në Gaza.

Në muajt e parë të luftës, numri i të vdekurve u llogarit tërësisht nga numërimi i trupave që mbërritën në spitale dhe të dhënat përfshinin emrat dhe numrat e identitetit për shumicën e të vrarëve.
Ndërsa konflikti filloi, dhe më pak spitale dhe morgje vazhduan të funksiononin, autoritetet miratuan edhe metoda të tjera.

Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë të 7 majit dha një numër të përgjithshëm prej 34,844. Sipas tij, 21,058 nga ato vdekje u numëruan nga trupat që spitalet raportuan se kishin mbërritur në morgje.

3,715 të tjera ishin vdekje të raportuara në internet nga anëtarët e familjes të cilët duhej të fusnin informacione duke përfshirë numrat e identitetit.
 

Të fundit