Flash News

Bota

Numri i viktimave nga Covid-19 në Indi nuk është siç raportohet, jetët e humbura janë me miliona dhe jo rreth 414 mijë

Numri i viktimave nga Covid-19 në Indi nuk është siç

Numri i viktimave nga Covid-19 në Indi dyshohet se është 10 herë më i lartë se shifrat zyrtare. Mediat e huaja shkruajnë se ky dyshim është tragjedia më e rëndë njerëzore në Indinë moderne.

Shumica e ekspertëve besojnë se numri zyrtar i viktimave në Indi që është më shumë se 414 mijë është një nënllogaritje e madhe, por qeveria i ka hedhur poshtë këto shqetësime si të ekzagjeruara dhe mashtruese.

Raporti i publikuar sot vlerëson se hendeku i numrit të viktimave midis atyre të regjistruara dhe atyre që pretendohen të jetë rreth 3 milionë.

Raporti, botuar nga Arvind Subramanian, ish këshilltari kryesor ekonomik i qeverisë indiane dhe dy studiues të tjerë në Qendrën për Zhvillim Global dhe Universitetin e Harvardit, tha se shifrat zyrtare mund të mos kenë përfshirë vdekjet që ndodhën teksa spitaley ishin të mbingarkuara, në fillim të këtij viti.

"Vdekjet e vërteta ka të ngjarë të jenë në disa miliona, jo qindra mijëra, duke e bërë këtë pa dyshim tragjedinë njerëzore më të keqe të Indisë që nga ndarja dhe pavarësia", thuhet në raport, sipas AP.

Të fundit