Flash News

Bota

Numri i viktimave nga Covid-19 shkon në mbi 4 milionë, thuajse i barabartë me të vrarët në të gjitha luftërat që nga 1982

Numri i viktimave nga Covid-19 shkon në mbi 4 milionë, thuajse i

Numri global i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në mbi 4 milionë, ndërsa vazhdon vaksinimi dhe shqetësues mbetet varianti Delta.

Sipas universiteti Johns Hopkins, numri i jetëve të humbura gjatë një viti e gjysmë nga pandemia është afërsisht i barabartë me numrin e njerëzve të vrarë në të gjitha luftërat e botës që nga 1982.

Me krijimin e vaksinës, vdekjet ditore kanë rënë në rreth 7,900, pasi kaluan më shumë se 18,000 në ditë në janar. Javët e fundit, varianti Delta që është identifikuar për herë të parë në Indi - ka ndezur alarmin në të gjithë botën, duke u përhapur me shpejtësi edhe në vendet me histori suksesi sa i përket vaksinimit, si SHBA-të, Britania e Madhe dhe Izraeli.

Disa shtete kanë rikthyer masat kufizuese. Pandemia thelloi hendekun midis vendeve të pasura dhe ato të varfëra, të cilat e kishin të pamundur blerjen e vaksinave.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit