Flash News

Bota

Nxënësi 6-vjeçar qëllon me armë mësuesen në SHBA

Nxënësi 6-vjeçar qëllon me armë mësuesen në

Një djalë gjashtë vjeçar qëlloi me armë një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias, shkruan BBC.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT) në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi Steve Drew, raportojnë mediat

Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por zoti Dreë tha se incidenti nuk ishte "një e shtënë aksidentale".

Mësuesja - emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave - ka marrë lëndime që mund t’i rrezikojnë jetën.

Ngjarja ndodhi në një klasë të klasës së parë pas një debati mes dyshes.

Zyrtarët thanë se ndërsa shkolla - e cila ka rreth 550 nxënës - kishte pajisje për zbulimin e metaleve, nxënësit u kontrolluan në mënyrë të rastësishme dhe jo çdo fëmijë u kontrollua.

Policia nuk pranoi të emërtojë armën e përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.

 

Të fundit