Flash News

Bota

OBSH: 3.3 milion raste me Covid-19 në një javë, gjysma në Evropë

OBSH: 3.3 milion raste me Covid-19 në një javë, gjysma në

Në javën e kaluar, mbi 3.3 milion raste të reja me Covid-19 janë raportuar globalisht sipas njoftimit zyrtar të bërë nga Organiata Botërore e Shëndetësisë.

Që nga 1 nëntori, gati 46 milion raste dhe 1.2 milion viktima janë raportuar në të gjithë botën. Rritja e  rasteve të reja ishte më e dukshme në  Europë, e cila raportoi gjysmën e rasteve të reja globale (mbi 1.7 milion raste, një rritje prej 22% nga java e kaluar), ka raportuar OBSH.

Amerika dhe rajoni mesdhetar gjithashtu kanë parë rritje relativisht të vogla në numrin e rasteve të raportuara. Ndërkohë rajoni i Azisë Jug-Lindore ka vazhduar të raportojë një rënie të rasteve të reja dhe viktimave. 

Të fundit