Flash News

Bota

OBSH: Evropa është rajoni i vetëm ku rastet me Covid-19 shënuan rritje. Bien në Afrikë, Amerikë dhe Lindjen e Mesme

OBSH: Evropa është rajoni i vetëm ku rastet me Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetit bëri me dije se javën e kaluar kishte një rritje me 7% të rasteve me Covid-19 në të gjithë Evropën, rajoni i vetëm në botë ku infeksionet u rritën.

Në vlerësimin e saj javor të pandemisë OBSH tha se kishte rreth 2.7 milion raste të reja dhe më shumë se 46,000 vdekje javën e kaluar. Britania, Rusia dhe Turqia llogariten për shumicën e rasteve.

Rënia më e madhe e rasteve me Covid-19 u regjistrua në Afrikë dhe Paqësorin Perëndimor, ku infeksionet ranë përkatësisht me rreth 18% dhe 16%. Numri i vdekjeve në Afrikë gjithashtu ra me rreth një të katërtën, pavarësisht mungesës së vaksinave në kontinent. Rajonet e tjera përfshirë Amerikën dhe Lindjen e Mesme, raportuan numra të ngjashëm me javën e kaluar, tha OBSH.

Por për të tretën javë rresht, rastet e koronavirusit janë rritur në Evropë, me rreth 1.3 milion raste të reja. Javën e kaluar, Rusia ka thyer në mënyrë të përsëritur rekorde të reja ditore dhe numri i infeksioneve në Britani është rritur në nivele që nuk janë parë që nga mesi i korrikut.

Burimi: AP

Të fundit