Flash News

Bota

OBSH: Ndërgjegjësimi për rrezikun e alkoolit dhe kancerit mbetet i ulët, Europa me konsumin më të lartë në botë

OBSH: Ndërgjegjësimi për rrezikun e alkoolit dhe kancerit mbetet

Edhe pse kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në Bashkimin Europian, ndërgjegjësimi i publikut për këtë rrezik mbetet jashtëzakonisht i ulët, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Studimi, i kryer në 14 vende të Rajonit Europian, zbuloi se vetëm 15% e të anketuarve ishin të vetëdijshëm se alkooli shkakton kancerin e gjirit, ndërsa 39% e dinin për lidhjen e tij me kancerin kolorektal. Këto dy lloje të kancerit janë ndër më të përhapurit në Europë dhe kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me konsumin e alkoolit.

Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka nivelet më të larta të konsumit të alkoolit në botë, dyfishin e mesatares globale. Sipas OBSH, alkooli shkakton rreth 800 mijë vdekje çdo vit në këtë rajon.

Pavarësisht rrezikut të lartë, shumë vende europiane, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm në zbatimin e politikave për reduktimin e dëmeve nga alkooli. Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e etiketave paralajmëruese për shëndetin në produktet alkoolike. Aktualisht, vetëm 3 nga 27 vendet e BE-së dhe 13 nga 53 shtetet anëtare të Rajonit Europian i zbatojnë këto masa, duke lënë konsumatorët të pavetëdijshëm për rreziqet shëndetësore që sjell alkooli.

Të fundit