Flash News

Bota

OBSH: Po rriten shumë rastet me Covid-19 në Ballkan

OBSH: Po rriten shumë rastet me Covid-19 në Ballkan
Foto ilustruese/ Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se pandemia mbetet e brishtë në të gjithë Evropën, ndërsa rastet rriten në Evropën Qendrore, Ballkanin dhe Kaukazin.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha në një konferencë për mediet se vendet që ata kanë në shqyrtim përbëjnë 40% të rasteve globale, duke paralajmëruar raste në rritje në Evropën Qendrore dhe Jugore.

Kluge theksoi se duhet të respektohen kufizimet në tubimet e mëdha, tubime fetare, apo funerale masive.

Ekspertët në OBSH paralajmëruan se COVID nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket.

“Virusi ende ka potencial për të bërë dëme të mëdha”, tha dr Kluge, ndërsa përshëndeti rezultatet premtuese nga vaksinat, që sipas tij  mund të ndryshojnë rregullat e lojës.

Të fundit