Flash News

Bota

OBSH thirrje shteteve të pasura: Shtyni procesin e vaksinimit të fëmijëve, dhuroni doza për vendet e varfëra

OBSH thirrje shteteve të pasura: Shtyni procesin e vaksinimit të
Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe zyrtarë të OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bëri thirrje shteteve të pasura që të shtyjnë procesin e vaksinimit të fëmijëve dhe t'i dhurojnë dozat për vendet me të ardhura më të ulëta, duke paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë mund të jetë më vdekjeprurës, raporton Euronews.

"Në një pjesë të vogël të vendeve të pasura, të cilat blenë shumicën e furnizimit me vaksina, grupe me rrezik më të ulët tani po vaksinohen", u tha gazetarëve në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por tani unë i nxis ata që të rishikojnë vendimin dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina COVAX," shtoi ai.

COVAX është një skemë e ndarjes së vaksinave e udhëhequr nga OBSH, e cila synon të vaksinojë 20 përqind të popullsisë në 92 vendet e saj anëtare, me të ardhura të ulëta dhe të mesme para fundit të vitit. Vetëm 0.3 përqind e furnizimit me vaksina deri më tani ka shkuar në vendet me të ardhura të ulëta.

Të fundit